Blefaroplastika e Poshtme

Kirurgji / Fytyra & Qafa / Blefaroplastika e Poshtme

Blefaroplastika e poshtme është një procedurë kirurgjikale estetike që trajton zonën e poshtëme të syve. Kjo ndërhyrje në varësi të rastit dhe problematikës trajton rrudhat dhe lëkurën e tepërt ose të varur poshtë syve si dhe qeskat dhjamore. Ndërhyrja kryhet nën anestezi lokale ose sedacion dhe ka një kohë rikuperimi të shpejtë.

Cili pacient mund të konsiderohet si kandidat i duhur për këtë ndërhyrje?

Kandidati ideal për blefaroplastikën e poshtme:

  • Ka qeska poshtë syve, fryrje ose lëkurë të varur.
  • Është në shëndet të përgjithshëm të mirë dhe nuk ka probleme serioze me sytë.
  • Dëshiron të arrijë një pamje më rinore dhe të mos duket më i lodhur.

Nuk rekomandohet për individët me probleme të mëdha shëndetësore, pritshmëri joreale ose probleme të patrajtuara me thatësinë e syve.

Zgjidhje të tjera për rinovimin e zonës poshtë syve

Klinikën Gera Tagani, ne ofrojmë gjithashtu alternativa jokirurgjikale si:

  • Filler dermal për të zbutur zonat e thella dhe për të reduktuar hijet të cilat krijojnë rrathët e zinj poshtë syve.
  • Rimodelim me laser ose radiofrekuencë për të tendosur lëkurën dhe përmirësuar
    teksturën e saj.

Këto opsione janë ideale për shqetësime të lehta deri në mesatare, por blefaroplastika e poshtme ofron një zgjidhje të menjëhershme dhe të përhershme për problemet e theksuara.

Koha e rikuperimit

Rikuperimi nga blefaroplastika e poshtme është i menaxhueshëm dhe i thjeshtë:

  • Enjtja dhe mavijosjet janë të zakonshme për 1-2 javë.
  • Shumica e pacientëve kthehen në punë brenda 10-14 ditësh.
  • Rezultatet përfundimtare shfaqen ndërsa enjtja largohet, zakonisht brenda 4-6 javësh.

Procedura kryhet nën anestezi lokale ose sedacion, kështu që dhimbja është minimale. Çdo shqetësim pas operacionit është zakonisht i lehtë dhe i menaxhueshëm me barna analegjezik.

Po, rezultatet janë afatgjata. Sidoqoftë, procesi natyral i plakjes mund të ndikojë gradualisht në zonën poshtë syve me kalimin e kohës.

Blefaroplastika e qepallës së poshtme zgjat zakonisht 1-2 orë, në varësi të kompleksitetit dhe qasjes kirurgjikale.

Prerjet zakonisht bëhen brenda qepallës së poshtme ose nën vijën e qerpikëve, duke bërë që shenjat të jenë pothuajse të padukshme pas shërimit.

Rreziqet janë minimale, por mund të përfshijnë enjtje, mavijosje, thatësi të përkohshme të syve ose komplikime të rralla si asimetria ose ndryshimi i formës së qepallës.

Absolutisht! Blefaroplastika e poshtme shpesh kombinohet me blefaroplastikën e sipërme, ngritjen e mesit të fytyrës ose trajtimet me laser për një rinovim të plotë të fytyrës.