Liftingu i Vetullave

Kirurgji / Fytyra & Qafa / Liftingu i Vetullave

Liftingu i vetullave, i njohur gjithashtu si lifting i brow, është një procedurë kirurgjikale ekrijuar për të ngritur dhe ripozicionuar vetullat në një pozicion më natyral dhe si vite më parë kur faktori moshë nuk kishte ndikim në rënien e saj. Kjo procedurë kryhet shpesh për të korrigjuar vetullat e rëna, për të reduktuar pamjen e rrudhave të ballit dhe për të krijuar një shprehje më të freskët të fytyrës. Kjo procedurë zakonisht bëhet për pacientët që përjetojnë shenja të plakjes në zonën e ballit dhe vetullave.

Cili pacient mund të konsiderohet si kandidat i duhur për këtë ndërhyrje?

Kandidati ideal për liftingun e vetullave:

  • Ka vetulla të varura ose qepalla të rëna që japin një pamje të lodhur ose të mërzitur.
  • Dëshiron një pamje më rinore dhe të rifreskuar.
  • Është në shëndet të mirë dhe ka pritshmëri realiste.

Detajet e Procedurës

  • Procedura zakonisht bëhet me anestezi të përgjithshme ose sedacion.
  • Incizionet bëhen përgjatë vijës natyrore të flokëve ose në brendësi të rrudhave të qepallës, duke minimizuar shenjën e dukshme.
  • Mundësohet ngritja e vetullave, do të tendosi lëkurën e ballit dhe rrudhat e ballit.

Koha e Rikuperimit

  • Enjtje dhe mavijosje janë të zakonshme, por zakonisht zhduken brenda 1-2 javësh.
  • Shumica e pacientëve mund të kthehen në aktivitetet normale brenda 1-2 javësh, por aktiviteti i rregullt dhe me orare të gjata duhet të shmanget për disa javë.
  • Rezultatet përfundimtare mund të shfaqen pas disa muajsh, ndërkohë që lëkura vendoset në pozitat e reja.

Procedura bëhet me anestezi të përgjithshme ose sedacion dhe diskomforti post-operator është minimal dhe mund të menaxhohet me medikamente të përshkruara.

Po, rezultatet janë afatgjata, por plakja natyrore do të vazhdojë.

Procedura zakonisht zgjat 1-2 orë.

Incizionet janë të vogla dhe të fshehura në vijat natyrore të ballit ose të qepallës, kështu që shenjat janë minimale.

Po, liftingu i vetullave mund të kombinohet me lifting të fytyrës, operacione të syve për rezultate më të mira.