Rekonstruksioni pas operacionit të kancerit të gjirit është një procedurë që përmirëson pamjen e gjoksit pas mastektomisë ose lumpektomisë. Ajo mund të përfshijë përdorimin e implanteve ose indeve autologe (nga trupi i vetë pacientit) për të rimodeluar gjoksin. Qëllimi është që të ndihmojë gratë të rifitojnë ndjenjën e feminitetit dhe besimit në vetëvete pas trajtimit të kancerit të gjirit.
Cili pacient mund të konsiderohet si kandidat i duhur për këtë ndërhyrje?
- Gratë që kanë kryer mastektomi ose lumpektomi dhe duan të rikthejnë formën e gjoksit.
- Ata që janë në shëndet të mirë dhe nuk kanë shenja aktive të qelizave kancerogjene.
- Individë që kuptojnë rreziqet dhe përfitimet e procedurës.
Përshkrimi i procedurës
- Kirurgjia mund të bëhet menjëherë pas operacionit të kancerit (rekonstruksioni i menjëhershëm) ose në një kohë të mëvonshme (rekonstruksioni i vonuar).
- Opsionet e rikonstruksionit përfshijnë metodat me implant ose procedurat e flap, që përdorin indet nga zona të tjera të trupit (si barku ose shpina).
- Procedura zakonisht zgjat disa orë, në varësi të llojit të rikonstruksionit të zgjedhur.
Koha e rikuperimit
- Pjesa më e madhe e pacientëve mund të kthehen në aktivitete normale pas 4-6 javësh, megjithatë aktivitete fizike të rënda duhet të shmangen për disa muaj.
- Mavijosjet, enjtja dhe dhimbja janë të zakonshme gjatë rikuperimit.
- Rezultatet përfundimtare mund të shihen pas disa muajsh.
A është e dhimbshme rrkonstruksioni pas operacionit të kancerit të gjoksit?
Dhimbja zakonisht mund të menaxhohet me medikamente të përshkruara dhe çdo diskomfort shpesh kalon pas disa javësh.
A do të kem shenja të dukshme?
Po, do të ketë shenja, por qepjet bëhen në zona më pak të dukshme.
Sa kohë zgjat procedura?
Kirurgjia mund të zgjasë nga 2 deri në 8 orë, në varësi të llojit të rikonstruksionit.
Cilat janë rreziqet përfshirë?
Rreziqet përfshijnë infeksione, mpiksje gjaku, ndryshime në ndjeshmërinë e areolës dhe probleme me implantet ose indet që përdoren për rikonstruksion.