Ngritja e Gjoksit (Mastopeksi) është një procedurë kirurgjikale estetike e dizajnuar për të ngritur dhe rimodeluar përsëri gjinjtë që janë të varur. Kjo procedurë heq lëkurën e tepërt dhe ngushton indet përreth për të rikthyer një pamje më rinore dhe të ngritur të gjoksit. Ngritja e gjinjve gjithashtu mund të përmirësojë formën dhe pozicionin e areolës.
Cili pacient mund të konsiderohet si kandidat i duhur për këtë ndërhyrje?
- Gra me gjinj të rënë për shkak të shtatzënisë, ushqyerjes me gji, plakjes ose gravitetit.
- Gra që janë në shëndet të mirë dhe kanë pritshmëri realiste për rezultatet.
- Gra që dëshirojnë gjinj më të ngritur me një formë më rinore.
Përshkrimi i procedurës
- Procedura përfshin heqjen e lëkurës së tepërt dhe përforëcimin e indit të gjoksit për të krijuar një pamje më të ngritur të tij.
- Incizioni varet nga sasia e ngritjes që është e nevojshme dhe mund të bëhet rreth areolës, vertikalisht, ose poshtë gjinjve.
- Operacioni zakonisht kryhet nën anestezi të përgjithshme dhe zgjat rreth 2-3 orë.
Koha e rikuperimit
- Shumica e pacientëve mund të kthehen në aktivitete të lehta brenda 1-2 javësh.
- Ushtrime të rënda duhet të shmangen për rreth 4-6 javë.
- Rikuperimi i plotë mund të zgjasë disa muaj, por rezultatet janë zakonisht të dukshme menjëherë pas procedurës.
Sa zgjat rezultati i ngritjes së gjinjve?
Rezultatet e ngritjes së gjoksit kanë një jetëgjatësi realitivisht të gjatë, por ndikimi i gravitetit, plakja dhe faktorët e kushtet e jetesës mund të shkaktojnë ndryshime në
kalim të kohës.
A do të kem shenja?
Po, është e pashmangshme të keni shenja, por prerjet zakonisht bëhen në zona të fshehura, si rreth areolës ose nën gjinj.
A mund të kombinohet ngritja e gjinjve me implante?
Po, shumë paciente zgjedhin të kombinojnë ngritjen e gjinjve me implantet e gjinjve për më shumë volum dhe formë të qëndrueshme.