Brazilian Butt Lift (BBL) është një procedurë kozmetike që përmirëson madhësinë dhe formën e vitheve duke përdorur dhjamin tuaj. Gjatë procedurës, dhjami fillimisht merret nga zona si barku, kofshët ose anët përmes liposuksionit. Dhjami pastaj pastrohet dhe riinjektohet me kujdes në vithe për të krijuar një kontur më të plotë, më të ngritur dhe natyral. BBL ofron përfitimin e konturimit të trupit në disa zona, ndërsa gjithashtu përmirëson vithet pa nevojën për implante. Koha e rikuperimit ndryshon, por shumica e pacientëve mund të kthehen në aktivitete normale brenda disa javësh, me rezultate afatgjata nëse mbahet një peshë e qëndrueshme.
Cili pacient mund të konsiderohet si kandidat i duhur për këtë ndërhyrje?
- Individët që kanë masë dhjamore të tepërt në zona si barku, kofshët, ose krahët dhe duan vithe më të plota dhe të ngritura.
- Personat që janë në shëndet të mirë dhe kanë pritshmëri realiste.
- Ideal për ata që kërkojnë një zgjidhje natyrale për përmirësimin e vitheve, në vend të implantëve.
Koha e Rikuperimit
- Koha e rikuperimit zakonisht përfshin 2 javë pushim me aktivitet të kufizuar dhe shmangie të uljes drejtpërdrejtë në vithe për disa javë.
- Shumica e pacientëve referojnë shqetësime të lehta, enjtje dhe mavijosje, që zakonisht zhduken brenda disa javësh.
- Rezultatet përfundimtare mund të shihen pas 3-6 muajsh, pasi dhjami i transferuar vendoset.
A është procedura e dhimbshme?
Procedura kryhet nën anestezi të përgjithshme, kështu që nuk do të ndjeni dhimbje gjatë procedurës. Pas operacionit, shqetësimi është minimal dhe mund të menaxhohet me medikamente të përshkruara.
A janë rezultatet përherë?
Po, yndyra e transferuar në vithe është përherë, por ruajtja e një peshe stabël është e rëndësishme për të ruajtur rezultatet.
Sa kohë zgjat procedura?
Procedura zakonisht merr 3-4 orë, në varësi të sasisë së dhjamit që po hiqet dhe transferohet.
A do të kem shenja?
Incizionet për liposuksionin janë të vogla dhe diskrete, dhe shenjat janë zakonisht minimale dhe të fshehura në palosjet natyrore.
A mund të ulem në vithe pas procedurës?
Gjatë javëve të para, duhet të shmangni uljen drejtpërdrejt në vithe për të lejuar që dhjami I injektuar të vendoset dhe të integrohet siç duhet. Mund të rekomandohen jastëk speciale.