Strijat janë shenja të dukshme që shfaqen në lëkurë si pasojë e tendosjes së tepruar të lëkurës, që ndodh shpesh gjatë ndryshimeve të peshës, gjatë apo pas shtatzanisë, rritjes së shpejtë ose pas përdorimit të kortikosteroideve. Ato mund të shfaqen në forma të ndryshme, si vijëza të kuqe, rozë, ose të bardha në zona të ndryshme të trupit që përfshijnë barkun, kofshët, gjoksin dhe të pasmet.
Cili pacient mund të konsiderohet si kandidat i duhur për këtë ndërhyrje?
Një kandidat ideal për trajtimin e strijave është dikush që:
- Ka strija që shkaktohen nga shtatzënia, ndryshimet e shpejta të peshës, ose faktorë të tjerë të brendshëm ose të jashtëm.
- Ka lëkurë të shëndetshme dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
- Dëshiron të përmirësojë pamjen e strijave dhe të letë një pamje më të shëndetshme të lëkurës.
- Ka pritshmëri realiste për rezultatet, pasi strijat mund të zbuten, por ndonjëherë nuk mund të eliminohen plotësisht.
Përfitimet e trajtimit të strijave
- Trajtimi redukton në mënyrë të konsiderueshme dukshmërinë e strijave.
- Disa trajtime stimulojnë prodhimin e kolagjenit duke përmirësuar strukturën dhe teksturën e lëkurës.
- Përmirësimi i pamjes së lëkurës: Trajtimet ndihmojnë në rikthimin e lëkurës në një gjendje më të shëndetshme dhe më të bukur.
- Trajtim jo kirurgjik: Shumë nga trajtimet për strijat janë jo-invazive dhe mund të kryhen pa kirurgji.
Koha e Rikuperimit
- Rikuperimi Fillestar: Pas trajtimit, mund të ndodhin efekte të përkohshme si skuqje e lehtë, enjtje ose afshe të nxehta, por këto simptoma zhduken brenda disa orëve deri në disa ditë.
- Kthimi në aktivitetet e përditshme: Pacientët mund të kthehen në aktivitetet e përditshme pas trajtimit, por është e këshillueshme të shmanget ekspozimi në diell dhe aktivitetet fizike të sforcuara për disa ditë.
- Rezultatet përfundimtare: Rezultatet janë zakonisht të dukshme pas disa javësh ose muajsh, në varësi të llojit të trajtimit dhe reagimit të lëkurës.
A është trajtimi i strijave i dhimbshëm?
Trajtimi nuk është i dhimbshëm, megjithatë disa pacientë ndiejnë një shqetësim të lehtë gjatë procedurës. Dhimbja është e përkohshme dhe mund të menaxhohet me anestezi lokale.
Sa trajtime mund të nevojiten?
Numri i trajtimeve varet nga graviteti i strijave dhe reagimi i lëkurës ndaj trajtimit. Disa pacientë mund të kenë nevojë për disa seanca për rezultate optimale.
A mund të trajtohen strijat në çdo moshë?
Trajtimi i strijave është i përshtatshëm për individët e moshave të ndryshme, por më efektiv është për ata që janë ende në faza të hershme të shfaqjes së strijave.