Mesoterapia është një trajtim estetik jokirurgjikal që konsiston në injeksione të vitaminave, enzimave, hormoneve dhe ekstrakteve bimore në mesoderm (shtresa e mesme e lëkurës). Ky trajtim ndihmon në rigjallërimin dhe tonifikimin e lëkurës, si dhe në reduktimin e depozitave të yndyrës dhe celulitit.
Kush është kandidati ideal?
Mesoterapia është e përshtatshme për personat që:
- Dëshirojnë një trajtim natyral për rigjallërimin e lëkurës dhe përmirësimin e tonit të saj.
- Kanë depozita yndyrore të lokalizuara ose celulit, të cilat nuk eliminohen lehtësisht me dietë dhe aktivitet fizik.
- Kërkojnë një zgjidhje jo-invazive për një pamje më të freskët dhe rinore.
- Janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë pritshmëri realiste mbi rezultatet e trajtimit.
Koha e rikuperimit
- Mund të ndodhë skuqje dhe enjtje e lehtë në vendin e injektimit, por zakonisht kalojnë brenda disa orëve deri në një ditë.
- Mund të ktheheni menjëherë në aktivitetet e përditshme
A është e dhimbshme mesoterapia?
Procedura përfshin injeksione të vogla, ndaj mund të ndjehet një shqetësim i lehtë, por shumica e pacientëve e tolerojnë mirë. Mund të aplikohet krem anestezik për të reduktuar ndjesinë e dhimbjes.
Sa seanca do të nevojiten?
Zakonisht rekomandohen 4-6 seanca, në varësi të zonës së trajtimit dhe rezultateve të dëshiruara.
Sa shpejt do të shoh rezultatet?
Rezultatet mund të jenë të dukshme pas disa seancash, me efektin e plotë që shfaqet pas disa javësh.
A janë rezultatet të përhershme?
Rezultatet mund të zgjasin, por mund të kërkohen trajtime mbajtëse për të ruajtur efektet.