Trajtimi i Shenjave të Aknes është një procedurë që synon të zvogëlojë pamjen e shenjave të lëna nga aknet. Këto trajtime përfshijnë terapi me lazer, peeling kimik, injeksione dhe trajtime të ndryshme, të cilat ndihmojnë në rritjen e prodhimit të kolagjenit dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.
Kush është kandidati ideal?
Kandidati ideal për trajtimin e shenjave të aknes është dikush që:
- Ka shenja të dukshme të aknes që ndikon në pamjen e tij.
- Është në gjendje të mirë shëndetësore dhe dëshiron të përmirësojë teksturën e lëkurës.
- Ka pritshmëri realiste për rezultatet.
Koha e rikuperimit
Koha e rikuperimit varet nga metoda e përdorur:
- Trajtimet me lazer mund të shkaktojnë skuqje për disa ditë dhe ënjtje për 1-2 javë.
- Peeling kimik shkakton eksfolim të lëkurës për disa ditë.
Rezultatet shfaqen brenda 4-6 javësh, por përmirësimi i plotë mund të kërkojë disa muaj.
A është e dhimbshme trajtimi i shenjave të aknes?
Dhimbja e trajtimit varet nga lloji i procedurës, trajtimet me lazer mund të shkaktojnë një ndjesi djegieje ose pickimi, ndërsa injeksionet mund të shkaktojnë një shqetësim
të lehtë. Në varësi të llojit të trajtimit, përcaktohet lloji i anestezisë për të minimizuar shqetësimet.
Sa seanca do të më duhen?
Në varësi të llojit të trajtimit, me lazer mund të duhen 1-3 seanca, ndërsa për injeksionet mund të nevojiten 3-6 seanca, si dhe trajtime mirëmbajtëse.
A janë rezultatet të përhershme?
Rezultatet janë të qëndrueshme, por aknet e reja mund të shkaktojnë formimin e shenjave të reja.
A mund të kombinohet trajtimi i shenjave të aknes me procedura të tjera?
Po, mund të kombinohet me trajtime të tjera si injeksione, mbushësit dermalë ose peeling kimik për një qasje më optimale në rinovimin e lëkurës.