PRP (Plazma e Pasur me Trombocite) është një trajtim inovativ që përdor përbërës natyralë nga vetë trupi i pacientit. Ky trajtim përfshin marrjen e një sasie të vogël gjaku nga pacienti, e cila më pas centrifugohet për të ndarë trombocitet nga përbërësit e tjerë të gjakut. Pas ndarjes, plazma e pasur me trombocite (PRP) injektohet në zonat e caktuara të lëkurës për të stimuluar rigjenerimin e qelizave dhe indeve.
Cili pacient mund të konsiderohet si kandidat i duhur për këtë ndërhyrje?
Kandidati ideal për trajtimin PRP është dikush që:
- Dëshiron përmirësime estetike jo invazive, si riparimi i lëkurës, trajtimi i shenjave nga aknet ose reduktimi i rrudhave.
- Ka lëkurë që ka humbur elasticitetin për shkak të moshës ose dëmtimit nga dielli.
- Është në kushte të mira shëndetësore.
- Ka pritshmëri realiste për rezultatet.
Përfitimet e PRP
- Riparimi i lëkurës nëpërmjet stimulimit të kolagjenit.
- Reduktimi i shenjave: Është efektiv në trajtimin e shenjave nga aknet duke i dhënë lëkurës tuaj një pamje freskuese.
- Trajtim nuk është kirurgjikal, është një procedurë me injeksione, pa patur nevojën për incizion ose kohë të gjatë rikuperimi.
- Rritja e Flokëve: PRP përdoret gjithashtu për trajtimin e humbjes së flokëve duke stimuluar folikulat e flokëve për rritjen e tyre.
- Rezultate Natyrale: Duke qenë një trajtim që përdor gjakun e vetë pacientit, rezultatet janë shumë natyrale dhe pa efekte anësore
Koha e Rikuperimit
- Rikuperimi Fillestar: Ka mundësi për skuqje të lehtë,enjtje ose mavijosje shumë të lehta në vendet e injeksionit, por këto efekte zhduken brenda 24-48 orësh.
- Kthimi në Aktivitetet e Përditshme: Pacientët mund të kthehen në aktivitetet e përditshme menjëherë pas procedurës, por është e këshillueshme të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit për disa ditë dhe aktivitetet fizike të sforcuara për 1 javë.
- Rezultatet fillestare janë të dukshme pas 2-3 javësh, me përmirësime të vazhdueshme deri në 6 muaj.
A është procedura e dhimbshme?
Trajtimi PRP mund të shkaktojë diskomfort të lehtë gjatë injeksioneve, por mund të përdoret krem anestetik lokal.
Sa kohë zgjasin rezultatet?
Rezultatet e PRP ndryshojnë në varësi të çdo personi. Rezultatet zgjatin nga 6 muaj deri në një vit.
A është PRP i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat?
PRP sugjerohet për individët nga mosha 30 deri në 60 vjeç, por mund të kryhet në çdo moshë duke patur në konsideratë nevojat e pacientit.