Liposuksioni

Kirurgji / Trupi / Liposuksioni

Liposuksioni është një ndërhyrje kozmetike që eleminon dhjamin e tepërt nga zona specifike të trupit për të krijuar një pamje më të konturuar dhe të formuar. Mund të kryhet në zona të tilla si barku, kofshët, ijët, krahët, mjekra ose anët. Gjatë procedurës, kirurgu përdor një tub të hollë (quhet kanulë) që futet përmes prerjeve të vogla për të thithur dhjamin e padëshiruar. Liposuksioni nuk është një zgjidhje për humbjen e peshës, por më tepër një teknikë për konturimin e trupit për të synuar dhjamin që nuk i përgjigjet dietës ose ushtrimeve. Koha e rikuperimit ndryshon, por shumica e njerëzve kthehen në aktivitete normale brenda disa javësh, me rezultate afatgjata nëse mbahet një stil jetese i shëndetshëm.

Cili pacient mund të konsiderohet si kandidat i duhur për këtë ndërhyrje?

  • Individë që janë afër peshës së tyre ideale, me depozita dhjamore të lokalizuara që nuk reagojnë ndaj dietës dhe ushtrimeve.
  • Persona me elastikë të mirë të lëkurës, pasi liposukcioni ka rezultate maksimale në rastet kur lëkura mund të tërhiqet pas heqjes së dhjamit.
  • Ata që dëshirojnë të përmirësojnë formën dhe konturet e zonave të caktuara të trupit.

Përshkrimi i procedurës

  • Procedura përfshin incizione të vogla në zonën e synuar, përmes të cilave futet një tub i hollë (kanulë) për të shpërbërë dhe thithur yndyrën/dhjamin e tepërt.
  • Liposukcioni zakonisht kryhet me sedacion ose anestezi të përgjithshme, në varësi të zonës së trajtimit.
  • Operacioni zakonisht zgjat 1-3 orë, në varësi të sasisë së dhjamit që do të hiqet.

Koha e rikuperimit

  • Koha e rikuperimit zakonisht ndryshon, por shumica e pacientëve mund të rikthehen në aktivitete të lehta brenda 1-2 javësh.
  • Mund të ndodhin fryrje dhe mavijosje që mund të zgjasin disa javë.
  • Rezultatet e plota shfaqen pas disa muajsh ndërsa trupi shërohet dhe konturet përmirësohen.

Procedura kryhet nën anestezi, kështu që nuk do të ketë shqetësim gjatë operacionit. Dhimbja pas operacionit mund të menaxhohet me medikamente të dhëna nga mjeku.

Liposukcioni heq një herë e përgjithmonë qelizat dhjamore në zonën e trajtuar, por shtimi në peshë mund të çojë në formimin e depozitave të reja në zona të tjera.

Prerjet e bëra për liposukcionin janë të vogla dhe zakonisht shërohen mirë, duke lënë shenja minimale.

Rezultatet e plota janë zakonisht të dukshme pas 3-6 muajsh nga procedura.