Lifting-u i fytyrës, i njohur edhe si rhytidectomy, është një procedurë kirurgjikale që ka për qëllim të reduktojë shenjat e plakesës duke tendosur lëkurën dhe indet e thella të fytyrës. Kjo përmirëson pamjen e lëkurës së varur, rrudhave dhe faqeve të rëna, duke krijuar një kontur më të qartë dhe të rifreskuar.
Cili pacient mund të konsiderohet si kandidat i duhur për këtë ndërhyrje?
Kandidati ideal për lifting-un e fytyrës:
- Ka shenja të dukshme të plakjes, si lëkurë të lvarur dhe rrudha të thella.
- Është në shëndet të mirë dhe nuk ka kushte mjekësore që do të ndikojnë në rikuperimin e pacientit.
- Dëshiron një rinovim afatgjatë të pamjes së fytyrës.
Koha e rikuperimit
- Enjtje dhe mavijosje janë të zakonshme për 2-3 javë.
- Shumica e pacientëve mund të kthehen në aktivitetet normale brenda 2-4 javësh.
- Rikuperimi i plotë mund të kërkojë disa muaj, me rezultatet përfundimtare që shfaqen pas 6 muajsh.
A do të duket natyrale pamja pas operacionit?
Po, lifting-u i fytyrës mund të krijojë një pamje natyrale kur kryhet nga kirurgë me përvojë.
Sa zgjasin rezultatet?
Rezultatet mund të zgjasin deri në 10 vjet ose më shumë, megjithëse plakja e lëkurës do të vazhdojë natyrshëm.
A është e dhimbshme procedura?
Procedura kryhet me anestezi gjenerale, dhe diskomforti pas operacionit është i menaxhueshëm me medikamente analgjezike të cilat përshkruhen nga mjeku pas ndërhyrjes.
A mund të kombinohet me procedura të tjera?
Po, lifting-u i fytyrës mund të kombinohet me lifting të qafës, kirurgji për sytë ose rifreskim të lëkurës me mesoterapi ose fillera dermal.