Blefaroplastika e sipërme është një ndërhyrje kozmetike që largon lëkurën e tepërt dhe ndonjëherë qeset e dhjamit nga qepallat e sipërme. Kjo procedurë ndihmon në përmirësimin e pamjes së qepallave të varura, duke i bërë sytë të duken më zgjuar, të freskët dhe rinor. Gjithashtu mund të ndihmojë në problemet e shikimit që shkaktohen nga lëkura e varur që bllokon vijën e shikimit. Operacioni zakonisht kryhet nën anestezi lokale dhe ka një kohë të shpejtë rikuperimi.
Cili pacient mund të konsiderohet si kandidat i duhur për këtë ndërhyrje?
Kandidatët ideal për blefaroplastikën e sipërme:
- Ka qepalla të varura që ndikojnë në shikim ose krijojnë një pamje të lodhur.
- Është I shëndetshëm fizikisht dhe nuk ka probleme madhore me sytë.
- Dëshiron një pamje më të freskët në zonën e syve.
Kjo ndërhyje nuk rekomandohet për ata me probleme serioze të syve, sëmundje të pakontrolluara ose pritshmëri joreale ndaj ndërhyrjes.
Zgjidhje të tjera për rinovimin e qepallave
Në Klinikën Gera Tagani, ne ofrojmë gjithashtu zgjidhje jokirurgjikale si:
- Filler dermal për ngritjen dhe mbushjen e zonës së qepallave.
- Trajtime me radiofrekuencë ose laser për të përmirësuar lëkurën e rënë.
Këto trajtime ofrojnë përmirësime graduale, por blefaroplastika e sipërme ofron një rezultat të menjëhershëm dhe afatgjatë.
Koha e rikuperimit
Rikuperimi nga blefaroplastika e sipërme është i shpejtë dhe i menaxhueshëm:
- Enjtje dhe mavijosje të lehta priten për rreth 1-2 javë.
- Shumica e pacientëve kthehen në punë brenda 7-10 ditësh.
- Rezultatet përfundimtare shfaqen ndërsa enjtja largohet, zakonisht brenda 4-6 javësh.
A është blefaroplastika e sipërme e dhimbshme?
Procedura kryhet nën anestezi lokale ose sedacion, kështu që ndjesia e dhimbjes është minimale. Çdo shqetësim pas operacionit menaxhohet lehtësisht me barna analgjezik.
A janë rezultatet të përhershme?
Po, rezultatet janë afatgjata, por procesi natyral i plakjes mund të ndikojë gradualisht në zonën e qepallave.
Sa kohë zgjat ndërhyrja?
Blefaroplastika e sipërme zakonisht zgjat 40-90 minuta, në varësi të rastit.
A do të kem shenja të dukshme?
Prerjet bëhen në palosjen natyrale të qepallës, duke i bërë shenjat pothuajse të padukshme pas shërimit.
Cilat janë rreziqet e përfshira?
Rreziqet janë minimale, por mund të përfshijnë enjtje, mavijosje, thatësi të përkohshme te4 syve ose asimetri. Por këto raste janë të rralla.
A mund të kombinohet kjo procedurë me trajtime të tjera?
Po! Blefaroplastika e sipërme shpesh kombinohet me trajtime si ngritja e vetullave ose mbushësit për një rezultat më gjithëpërfshirës.